
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, një qytetar ka raportuar se tani e dy muaj disa pjesë të lagjes “Kodra e Trimave”, në Prishtinë janë pa ndriçim publik.
Qytetari, ka thënë se kjo paraqet një rrezik për banorët të cilët mund të jenë edhe pre e qenëve endacak, raporton Gazeta10.
“Unë jetoj në “Kodër të Trimave”, janë fikur dritat, nuk vjen askush që dy muaj e diçka. Sa herë i kam shpëtuar fëmijët e lagjes nga qenët endacak nuk ka të numëruar. Katastrofë kërkush nuk vjen. Rruga “27 Nëntori” si dhe “Abdyl Zeka”, janë shkyqur nga rryma. Do të thotë janë dritat por janë prish apo çka ka ndodhur nuk e di. Vetëm me ardh në ora 20:00, frikësohesh nga lava e qenëve që janë aty.”, ka thënë ai./Gazeta10