Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajgora: Këngëtarët fitojnë më shumë nga tallavaja dhe këngët patriotike

Gazeta10
10 April 2026 - 10:17

Në emisionin Pika e Ditës në Kanal 10 këtë të premte u diskutua rreth dasmave shqiptare, me fokus të veçantë te këngëtarët dhe mënyra se si ata paguhen  për zërin apo për emrin.

Njëri nga panelistët, Liridon Bajgora, theksoi se të ardhurat më të mëdha për këngëtarët vijnë nga bakshishi gjatë performancave live.

Sipas tij, këngët që sjellin më shumë fitim janë ato të zhanrit tallava, si dhe këngët patriotike.

“Bakshishi me tallava nxirret më shumë. E dyta janë këngët patriotike – kur bie teli i çiftelisë aty”, u shpreh Bajgora.

Ky diskutim hapi debat mbi rolin e muzikës në dasmat shqiptare dhe mënyrën se si vlerësohen artistët në këto organizime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.