Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian

Gazeta10
16 December 2023 - 12:59

Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakjova kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale, pas fitoreve të marra në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.

Xhudistet Gjakova dhe pastaj Krasniqi kanë marrë fitore për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Nora siguroi fitoren me ‘ippon’ pas një luftë shumë të fortë me sllovenen Kaja Kajzer.

Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë.

Në anën tjetër, Distria e nisi kampionatin ky raund dhe mori fitore përball bullgares Ivelina Ilieva.

Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Timna Nelson Levy të Izraelit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.