Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e 11-të e protestave në Iran, 76 viktima deri më tani

Gazeta10
27 September 2022 - 8:56

Sot është shënuar dita e 11-të e protestave në Iran, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsha Amini vazhdojnë, me gra që presin flokët dhe protestojnë kundër mbajtjes së detyrueshme të hixhabit në Iran, raporton Gazeta10.

“Sipas informacioneve nga Human Rights, të paktën 76 persona janë vrarë në protestat në 14 provinca të vendit”, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke sqaruar se “gjashtë gra dhe katër fëmijë” ishin në mesin e viktimave.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar të shtunën e kaluar nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.

Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.