
Figura e heroit të kombit, Fahri Fazliu është kthyer në bronz nga Komuna e Obiliqit.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, u lartësia kontributi i tij në aktivitetin politik dhe patriotik.
Kryetari i Obiliqit, Xhefer Gashi, tha se Fazliu ishte udhërrëfyes për shumë të rinj që t’i kapin armët për t’i arritur idealet kombëtare.
Në emër të familjes Jashari, Bekim Jashari, tha se Fahri Fazliu bashkë me veprimtarë të tjetër nuk u ndalën asnjëherë duke i shërbyer kauzës për liri.
I pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili tha se përurimi i shtatores së heroit Fahri Fazliu nderohet historina e kombit shqiptar.
Duke mos qenë në Kosovë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti përmes një telegram urimi e mirëpriti përurimin e shtatores.
“Fahri Fazliu tashmë i derdhur në bronz nga artisti skulptor Sabri Behramaj përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit. Nga sot, kjo shtatore do të jetë një vepër arti kujtese për Fahri Fazliun dhe gjithë çfarë ka përfaqësuar ai bashkë me shokët e tij”, ka shkruar Kurti.
Fahri Fazliu është vrarë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Aty, së bashku me Afrim Zhitinë kanë qëndruar heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen në Kosovë.
Fazliu është lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës. /Gazeta10/