Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani ushtarëve amerikanë: Lidhja jonë – më e fortë se kurrë

Gazeta10
24 November 2022 - 16:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Falënderimeve, ka takuar ushtarët amerikan, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se populli i Kosovës do të jetë falënderues për shërbimin fisnik të tyre.

Po ashtu ajo e ka vlerësuar si mbështetje të jashtëzakonshme ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka thënë se miqësia Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit.

Miqësia jonë është më e fortë se kurrë! Description: 🇽🇰Description: 🇺🇸”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.