Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dita e ndeshjeve kthyese në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Kataluni

Gazeta10
16 April 2024 - 12:09

Sot (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Liga e Kampionëve do të mësojë sot dy gjysmëfinalistët e parë, pasi do të zhvillohen ndeshjet kthyese të dy takimeve.

Në ndeshjen e parë, Barcelona është nikoqire e Paris Saint-Germain në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Katalunasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi e pret Atletico Madridin në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar me fitoren e Atleticos 2-1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje.

Të dy takimet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.