Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e tetë e protestës në Tiranë, policia shpërndan protestuesit, të rinjë dhe pedagogë në shesh

Gazeta10
20 October 2026 - 19:12

Gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani, së bashku me kameramanin Lorent Dedinca, po raporton  drejtpërdrejtë nga sheshi në Tiranë, për zhvillimet e fundit nga dita e tetë e protestës studentore.

Në lidhjen për emisionin “Gazeta”, Hasani bëri të ditur se në mesin e protestuesve kishte edhe të rinj e gjimnazistë, të cilëve u ishin bashkuar edhe pedagogët. Gjatë protestës, ata kanë larguar në mënyrë demonstrative karriget e vendosura nga kryeministri shqiptar.

Sipas gazetarit, kryeministri kishte deklaruar se nuk mund të ketë dialog me persona që dhunojnë fëmijët e tyre, duke iu referuar pretendimeve për dhunë policore ndaj protestuesve.

Hasani raportoi se rreth orës 15:00, protestuesit u shpërndanë nga policia dhe më pas u drejtuan për te Ministria, ku qëndruan të qetë. Gjatë kësaj kohe, u shpërndanë edhe maska kundër gazit lotsjellës, në një përpjekje për t’u riorganizuar.

Ndërkohë, në zonën e protestës janë vërejtur forca të shumta policore, si dhe mjete të vendosura për të tentuar bllokimin e rrugëve dhe të sheshit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po përpiqen të riorganizohen pas ndërhyrjes së policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.