Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Gazeta10
20 October 2026 - 18:32

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton hapjen e konkurseve për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për programe postdoktorale jashtë vendit.

Këto konkurse hapen në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës, me qëllim të mbështetjes së kërkuesve të rinj, zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe avancimit të kërkimit shkencor. Kjo mbështetje strukturohet në tri skema:

– bursa për studime të doktoratës brenda vendit, në shumë prej 3,000 euro;

– bursa për studime të doktoratës jashtë vendit, në shumë prej 8,500 euro; dhe

– bursa për hulumtime postdoktorale, në shumë prej 10,000 euro.

“Me këtë rast, MASh po ofron për herë të parë mbështetje të dedikuar për studentët e doktoratës në institucionet vendore. Ministria synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin akademik dhe profesional të gjeneratave të reja të studiuesve, të nxisë përsosmërinë shkencore, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në vend.

Fuqizimi i hulumtimit dhe inovacionit për institucionet e arsimit të lartë do të jenë pjesë thelbësore të Strategjisë së re për arsim 2035+, me synim të adresimit të nevojave të lidhjes së Universitetit me zhvillimin e vendit dhe prioriteteve shtetërore”, vijon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.