Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeprokurori Gashi: Prokuroritë ta rrisin efikasitetin dhe llogaridhënien

Gazeta10
20 October 2026 - 16:41

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, bashkë me zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK’së, Sami Istrefi, sot kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në njoftim shtohet se, qëllimi i këtyre vizitave ka qenë dëgjimi i drejtpërdrejtë i prokurorëve të shtetit lidhur me sfidat konkrete me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme, si dhe identifikimi i problematikave dhe nevojave profesionale, me synim adresimin e tyre dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse institucionale.

‘’ Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, ka shpalosur para prokurorëve të prokurorive respektive veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij, me theks të veçantë krijimin e mekanizmave që kanë për qëllim avancimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve të shtetit.’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 20 tetor 2026 – Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, z. Bahri Hyseni dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtyre vizitave ka qenë dëgjimi i drejtpërdrejtë i prokurorëve të shtetit lidhur me sfidat konkrete me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme, si dhe identifikimi i problematikave dhe nevojave profesionale, me synim adresimin e tyre dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse institucionale.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, ka shpalosur para prokurorëve të prokurorive respektive veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij, me theks të veçantë krijimin e mekanizmave që kanë për qëllim avancimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve të shtetit.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit iu ka ofruar mbështetje të parezervë prokurorëve të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor në funksion të forcimit të sundimit, duke kërkuar ngritje të efikasitetit, profesionalizmit dhe forcim të llogaridhënies nga ana e prokurorive respektive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.