Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga protesta në Tiranë: Gaz lotsjellës dhe përleshje, protestuesit vallëzojnë para policisë

Gazeta10
20 October 2026 - 16:29

Gazetari i Kanal10, Eqir Hasani, së bashku me kameramanin Lorent Dedinca, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga sheshi në Tiranë, ka raportuar detajet e fundit nga dita e tetë e protestës ndryshe atje.

Përveç përleshjeve dhe hedhjes së gazit lotsjellës, në shesh është shënuar edhe një moment i pazakontë, pasi disa gjimnazistë kanë nisur të vallëzojnë para Policisë së Shtetit.

Sipas pamjeve të transmetuara nga vendi i ngjarjes, policia është pozicionuar në një distancë prej më shumë se 50 metrash nga protestuesit, ndërsa në mes janë ngritur edhe barrikada.

Barrikadat duket se janë vendosur si masë paraprake, në rast se Policia e Shtetit vendos të ndërhyjë për shpërndarjen e turmës.

Gazetari Eqir Hasani dhe kameramani Lorent Dedinca po përcjellin nga afër zhvillimet në shesh, ndërsa situata mbetet ende  tensionuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.