Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestat e dhunshme në Tiranë – Dëmi në biznese arrin mbi 130 mijë euro

Gazeta10
20 October 2026 - 16:15

Protestat e dhunshme në Tiranë – Dëmi në biznese arrin mbi 12 milionë lekë

Dhjetëra biznese kanë mbetur të dëmtuara për shkak të akteve të dhunshme nga protestat e kësaj jave në kryeqytet.

Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga Tv Klan, administrata tatimore në terren dhe raportimi në portalin “dëmi im” në e-albania, janë raportuar 80 subjekte të dëmtuara.

Vlera e dëmeve për subjekte të veçanta, nga ato 80 që kanë raportuar, arrin në shifrën e 12 mln lekevë të reja.

Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmve vijon ende si në terren nga administrata Tatimore që po kryen verifikime përmes 10 ekipeve të posaçme, po ashtu edhe përmes raportimit tek e-albania.

Në ditën e tretë të protestës, kryeministri Edi Rama prezantoi hapësirën për raportimin e dëmeve nga protestat.

Përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në e-Albania, subjektet tregtare mund të raportojnë dëmet e pësuara.

Konkretisht, subjektet tregtare mund të deklarojnë online dëmet e shkaktuara në ambientet e tyre, duke plotësuar të dhënat e kërkuara.

Bizneset duhet të ngarkojnë fotografi të dëmeve të shkaktuara, si dhe dokumente të tjera mbështetëse që mund të shërbejnë për të vërtetuar situatën e raportuar.

Pas kontrollit të dokumentacionit, do të hartohet regjistri zyrtar për të përcaktuar masat e dëmshpërblimit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.