Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e Themelimit të Ushtrisë, Krasniqi: FSK ka përvetësuar standardet e NATO-së

Gazeta10
14 December 2022 - 13:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën e Themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka përvetësuar standardet e NATO-së, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se themelimi i ushtrisë ka qenë një nga proceset më të rëndësishme të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se më 14 dhjetor të vitit 2018 janë deputetët e Kosovës kanë votuar masivisht për ligjet që i kanë dhënë Kosovës mandatin dhe kompetencat që i meritojnë.

Tutje, ai ka uruar ushtarët në veçanti si dhe gjithë vendin për këtë ditë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Prej sot gatitu”, është fraza kumbuese që jehoi katër vite më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të shënuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si një nga proceset më të rëndësishme të determinimit të shtetësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.

Krenar që më 14 dhjetor të vitit 2018, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuam masivisht tri ligjet përkatëse duke i dhënë FSK-së mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë.

Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh.

Ushtarëve posaçërisht, por të gjithë Kosovës në përgjithësi, urime Dita e themelimit të Ushtrisë!”, ka shkruar Krasnqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.