
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të zhdukurit me forcë në luftën e Kosovës janë plagë e hapur për shoqërinë tonë, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se bashkëndjen me famlijarët e personave të zhdukur, derisa të vendoset drejtësia.
“Kosova nuk harron”, ka shkruar Haradinaj në fund.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia.
Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve.
Kosova nuk harron!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10