Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dogana parandalon kontrabandimin e substancave narkotike përmes dërgesave postare

Gazeta10
16 August 2023 - 14:29

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja. Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar ne përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.