Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dogana sekuestron 40 mijë euro mallra të kontrabanduara, stimulues seksual

Gazeta10
12 September 2023 - 20:52

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe kanë arritë të sekuestrojnë 40.000 euro vlerë të mallrave.

Sipas doganës në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer controlle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjectte të cilat ishin nën dyshimin përpërdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

“Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar. Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.