
Boksierja shqiptare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit, “Balkan”, raporton Gazeta10.
Në turneun që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, boksierja nga Kosova u mposht në finale nga anglezja, Whitwell Shona, në kategorinë deri në 60 kilogramë.
23-vjeçarja për të arritur deri në finale të këtij kompeticioni në çerekfinale mposhti ish-kampionen evropiane Maiva Hamadouche dhe në gjysmëfinale arriti fitore ndaj boksieres zvicerane, Ana Milisic.
Bursistja olimpike Paris 2024, ka shfaqur formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi.
Kampionati Evropian i boksit në konkurrencën e femrave do të mbahet nga data 5 deri më 17 tetor në Mal të Zi. /Gazeta10/