Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëheqjet e zyrtarëve serb, Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje

Gazeta10
07 November 2022 - 13:06

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket zhvillimeve të fundit në veri. Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qeveria nuk ka nevojë të lëshojë pe, por as mos të marrë pozicione që i bëjnë dëm Kosovës, raporton Gazeta10.

“Në mbledhjen e sotme e kam ngritur çështjen e zhvillimeve në veri të Kosovës, është shumë e nevojshme që kjo temë të trajtohet seriozisht, është shumë më serioze sesa po trajtohet”.

Tahiri më tej tha se teksa çështja është e ndërlikuar, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje.

“Dorëzimi i mandati nga Lista Serbe është shumë problem, për shkak se tani KQZ duhet të trajtojë një listë të njerëzve tjerë për ta përmbush. Jemi në një situatë kur parlamenti s’do të ketë 120 deputetë. Ajo që po shohim është se çështja është ndërlikuar shumë, ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.