
Jude Belligham ka impresionuar me paraqitjet e tij tash e një kohë, raporton Gazeta10.
19-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane të cilat dëshirojnë që ta transferojnë atë gjatë janari apo në afatin kalimtar veror.
Por Dortmundi nuk do heqë dorë aq lehtë nga talenti anglez, pasi për largimin e tij ekipi gjerman kërkon rreth 150 milionë euro.
Bellingham erdhi te Dortmundi në vitin 2020 nga Birminghami për 25 milionë euro. /Gazeta10/