
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin ish-gardianit Dragisha Milenkoviq, raporton Gazeta10.
Milenkoviqi akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, keqtrajtim e torturë në vitet 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi./Gazeta10