Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dragusha: Brenga ime për listën e Kosovës është mesfusha

Gazeta10
19 March 2023 - 22:35

Në emisionin “Kampionët” të kësaj të diele janë të ftuar dy analistët e përhershëm: Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me Muhamet Dragushën dhe Taulant Dajakun.

Gjatë diskutimit rreth listës së Kosovës, e cila u publikua nga Alain Giresse për ndeshjet e marsit, Dragusha ka thënë se e meta e kësaj liste është mesfusha.

“Brenga ime kryesore rreth kësaj liste, të publikuar nga elektori francez, është se çalojmë në mesfushë.”, tha Dragusha.

Tutje, ai shtoi duke thënë se pikat më të forta të kësaj liste janë sulmi e mbrojtja.

“Sulmi me në krye Muriqin, i cili po gëzon formë të mirë këtë sezon, së bashku me Rrahmanin që po marshon drejt titullit kampion në Serie A, mendoj se janë pikat më të forta të Kosovës.”, përfundoi Dragusha.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.