
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, Sazan Ibrahimi, drejtor i Komunave të Asociacionit të Kosovës, në një intervistë ka folur rreth padisë që ky asociacion do të dorëzojë ndaj dy ministrive të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Ibrahimi ka thënë se komunat janë gati që nesër ta dorëzojnë këtë padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit e që lidhet me moszbatimin e kontratës kolektive.

“Ashtu siç e theksuar edhe ju, komunat në përgjithësi janë mobilizuar që nesër në orën 10:30, me datën 23 gusht të deponojnë padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për dëmet që i janë shkaktuar gjatë viteve sa i përket zbatimit të kontratës kolektive”, ka thënë ai.
Ai e ka shpjeguar më në detaje këtë problem teksa ka dhënë edhe shifër specifike të dëmit që moszbatimi i kësaj kontrate ia ka bërë komunave.
“Kontratën kolektive e ka nënshkruar niveli qëndron ndërsa barra financiare i ka rënë komunave. Gjatë këtyre viteve, në bazë të shënimeve që i kemi marrë nga niveli lokal, shihet që dikund janë me dhjetëra miliona euru, kushtimisht them, dëme të shkaktuara ndaj komunave”, ka shtuar më tej Ibrahimi. / Gazeta10