Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë flet për punën dhe sfidat e tij

Gazeta10
10 November 2022 - 8:41

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtori i Sherbimeve Publike në Prishtinë, Ilir Musliu, ka folur për punën e tij në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se situata përgjithësisht është e mirë dhe se ka shumë aktivitetet me një trend të mirë.

“Mirë, mirë nuk është keq, si gjithmon shumë aktivitete, trendi është i mirë, koha deri më tash na ka mundësu me punu”, ka filluar ai.

Më tej ai ka thënë se kushtet klimatike kanë mundësuar që kjo drejtori të kryejë punë më të madhe në tërren por janë të njejtat që tanimë do ta përgjysmojnë këtë punë.

“Realisht është një prej viteve ku si drejtori e shërbimeve publike ka pasur mundësi me u punu pak ma gjatë, moti ka qenë i mirë ç’është e vërteta mirëpo tash kemi hyrë në atë fazë ku trendi duhet me u përgjysmu për arsye se kushtet klimatike nuk na mundësojnë me punu me trendin e njejtë. Kemi mu mundu me e ba maskimumin por si duket ka me qenë pak e vështirë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për ndriçimin publik për të cilin ka thënë se komuna ka kontratë dhe se të njejtën nuk e kanë pasur gati 3 vjet. Ai ka folur për organizimin teknik si dhe shtrirjen e ndriçimit publik.

“Po, mirëmbajtjen e ndriçimit publik e kemi kontratë, e kemi kontratë me 7 llote, 4 llote janë në zonën urbane, dy janë në zonat rurale dhe një llot është në parkingje dhe parqe, pra gjithësej janë 7 lloto. Ju e dini që si komunë nuk kemi pasë gati 3 vjet kontratën e mirëmbajtjes së ndriçimit publik andaj nuk ka qenë e lehtë me intervenu në të gjitha hapësirat”, ka thënë ai më tej.

Ai ka premtuar edhe zgjerim të ndriqimit publik.

“Shpresojmë që me u nënshkru kontrata edhe për zgjerimin e ndriçimit publik”, ka thënë ai më tej.  / Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=7aGTxhDISRM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.