
Drejtorja e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg në Konventën për barazi dhe fuqizim të gruas brenda PDK-së, ka deklaruar se partia është duke bërë ndryshime pozitive të mendësisë për përfaqësim gjinor.
Soderberg gjatë fjalimit të saj tha se PDK-ja po vendosë standard për të gjithë Kosovën, por edhe rajonin dhe botën.
“Kosova është lidere në barazinë gjinore dhe PDK-ja qëndron në ballë për ndryshimin e mendësisë dhe për të bërë ndryshimin thelbësor 50/50 . Pra, urime për vendimin 50/50 – kjo është fantastike”, ka thënë ajo ndër të tjera./Gazeta10