
Teksa nesër pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, analistët e ftuar në emisionin Politiko kanë ndarë pritshmëritë e tyre lidhur me zhvillimet politike.
Xhavit Drenori ka përmendur çështjen e presidentit, i cili ka edhe pak muaj deri në përfundim të mandatit. Sipas tij, për pozitën e presidentit aktualisht shihen vetëm dy emra të mundshëm: Vjosa Osmani ose Glauk Konjufca.
“Unë i shoh dy figura, jo një: znj. Osmani dhe z. Konjufca. Po e them sepse nuk kam parë një lloj koordinimi për Davosin,” ka deklaruar Drenori në Politiko.