Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorit Xhavit Drenorit dhe gazetarit Shkumbin Kajtazit.
Drenori ka thënë se deklarimi i Kurtit për kallëzimet penale dhe moshqyrtimi i tyre e ndez një pjesë të elektoratit, ngaqë siç tha ai, njerëzit nuk duan të kthejnë në pushtet ata që e kanë sjellë gjyqësorin në një situatë të tillë.
Sipas tij, kryeministri Kurti i ka disa pika që mund të jenë karta të forta për zgjedhjet e shkurtit.
“Në bazë të analizave që janë ba, kanë fillu edhe një pjesë e votuesve të marrin kahje. Ajo deklarata e Kurtit që 250 kallëzime penale kanë shku në Prokurori dhe asnjë prej tyre nuk është zhvilluar kjo e dhezë një pjesë të madhe të elektoratit”, ka thënë ai.
Por megjithatë, Kajtazi nuk është pajtuar me një qëndrim të tij.
“Nuk besoj që i ka. Z.Kurti vetë nuk po i përgjigjet drejtësisë. Nuk po shkon me dëshmu. Z.Kurti i ka mbrojtë krejt ministrat e vetë për krejt skandalet”, ka thënë Kajtazi.
Tutje, debate e mospajtime pati edhe për raportet e korrupsionit./Gazeta10/