
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie ka hedhur kritika ndaj qeverisë.
Ai tha se ndonëse është dyfishuar buxheti për shëndetësinë, problemet në këtë sektor kanë mbetur të njëjta.
Ai ka theksuar ikjen e vazhdueshme të mjekëve, mungesa e barnave e listën e gjatë e pritjes.
“Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra. Ikja e personelit profesional shëndetësore; Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit; Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p.sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite dhe shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13 çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet”.
Dreshaj ka shtuar se shëndetësia duhet të jetë prioritete duke thënë se jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore.