
Kampionia e Kosovës, Drita sonte do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange, në kuadër të play-offit për Ligën e Konferencës.
Të drejtuarit e Zekirija Ramadanit kërkojnë avantazhin në ndeshjen e parë për të arritur fazën e ligës, që do të ishte arritje historike për klubin.
Gjilanasit janë përballur këtë sezon me Differdange në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku arritën dy fitore, 1-0 në Prishtinë dhe 2-3 në Luksemburg.
Mungesë e madhe për Dritën në këto dy ndeshje do të jetë kapiteni Rron Broja, i cili mungon shkaku i suspendimit.
Kjo përballje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme.