Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita-Prishtina, “klasikja” e futbollit kosovar zhvillohet sot

Gazeta10
19 Tetor 2022 - 8:53

Lideri i tabelës së Superligës së Kosovës Drita do të ketë punë shumë të vështirë sot pasi do të përballet me Prishtinën në Gjilan, raporton Gazeta10.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e vlerësoi sfidë tejet të vështirë ballafaqimin me skuadrën e kryeqytetit, madje e konsideroi atë si klasike të futbollit kosovar.

Prishtina e Ismet Muniishit vjen nga fitorja ndaj Ferizajt në xhiron e fundit dhe ka mbledhur 15 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Drita është liderë me 27 pikë pas 11 ndeshjeve, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të fillojë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kjo nuk do të jetë sfida e vetme e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Po ashtu nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi i fundit të tabelës ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit.

Të dy ekipet kanë vetëm nga tetë pikë pas 11 ndeshjeve në vendet nëntë dhe dhjetë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.