
Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar në emisionin Politiko se përgjegjësia për dështimin e krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve i takon plotësisht Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Selmanajt, Vetëvendosje nuk ka pasur shumicën e nevojshme që në fillim për të formuar institucionet, gjë që sipas tij ka qenë e qartë edhe për LDK-në. Ai theksoi se paaftësia për të siguruar konsensus dhe për të ndërtuar shumicë parlamentare ka çuar në bllokadën institucionale.
“LDK, kur e ka parë që Vetëvendosja është e paaftë për të krijuar institucione, ka propozuar formimin e një qeverie gjithpërfshirëse, ku do të përfshiheshin të gjithë, për të shkuar deri në mars apo prill, me qëllim që të kryhen disa punë dhe më pas të shkohet në zgjedhje të reja, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit,” ka thënë Selmanaj.
Ai shtoi se propozimi i LDK-së ka qenë një përpjekje për të zhbllokuar situatën politike dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve, por sipas tij, kjo ide nuk është pranuar nga Vetëvendosje.
Deklarata e plotë: