Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Duam ta mbarojmë sa jemi gjallë” – Avokati i Thaçit ironizon me Prokurorinë për kohën e gjykimit

Gazeta10
15 February 2023 - 11:26

Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka pasur kritika të mëdha për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka ironizuar madje lidhur me kohën e gjykimit, pasi ZPS-ja ka kërkuar rreth 600 orë kohë për gjykim.

Keohe ka thënë se “duam ta mbarojmë gjykimin sa jemi gjallë”, transmeton Nacionale.

“Na i kanë lënë ne në dorë mijëra faqe të materialeve. Ne nuk e dijmë çka mendon Prokuroria që është me rëndësi. Nuk na intereson asnjëri, dua ta mbarojmë sa të jemi gjallë. Mos të zgjatet pa fund”, ka thënë Keohe.

“Ju e kuptoni sa vështirë është të marrësh mijëra faqe, të na hedhësh, dhe të gjejmë se çfarë është ajo që Prokuroria do të paraqesë si çështje nga ana e saj. Këtu u fol për pjekurinë e një institucioni. Në rastin Haradinaj u mor vendim për përgjegjësinë komanduese, kurse komandanti nuk u deklarua fajtor. Këtë duhet ta shqyrtojmë gjatë pyetjes së 12 dëshmitarëve”, tha Keohe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.