Gazeta10

“Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Krasniqi emocionohet kur flet për torturat ndaj tij

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në seancën e sotme që po mbahet në Hagë ka deklaruar sërish vetën të pafajshëm duke thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje e asnjë burgosje.

Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë.  Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg. I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”, tha ai.

Pas kësaj, Krasniqi foli edhe për akuzën e tanishme në Speciale.

“S’e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura, dëbime. Unë e urrej dhunën, vrasjet, torturat, dënimet jo veç pse janë ushtruar ndaj popullit tonë dhe ndaj meje personalisht, por sepse i konsideroj si tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën le t’iu thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë presioni ndaj kujtdo qoftë”, tha ai.

Krasniqi është shprehur i lënduar nga akuza që i ka bërë ZPS-ja dhe ka thënë se ndihet i lënduar më shumë se burgjet e torturat nga Serbia.

“Nëse në rrugëtimi tim ka nje gjë që nuk ë ka logjik është e akuzës se ZPS-së, është përmbajtja e akuzës më ka lënduar më shumë se tortura mizore të dhe dënimi me burg nga regjimi serb e Jugosllavë “, ka thënë ai./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij