Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka qenë mysafire në Radio10. Ajo ka folur për rutinën e saj ditore.
Ajo zbuluar se çdo ditë bën palestër qoftë edhe në shtëpi nga 30 minuta për të qenë sa ma vitale.
“Nuk mund ta kesh pamjen e duhur nëse nuk ushtron, pa marrë parasysh çfaër ushqimi bën”, ka thënë Balje, përcjell gazeta10.
Deputetja Bale ka folur edhe për konvertimet e fundit në fe.
Sipas saj, kush e ndryshon fenë, ai person nuk e ka kuptuar fenë.
“Ai person që e ndryshon fenë, ai person nuk e ka kuptuar fenë ose nuk e ka pasur fenë primare. Unë e respektojë secilën fe. Edhe nëse një person nga katolik është konvertuar në mysliman, apo nga mysliman në katolik apo ortodoks, unë mendoj se ata persona nuk e kanë gjetur vetën dhe në fe është shumë me rëndësi me gjete vetën. Nëse nuk ka gjete fenë myslimane dhe nuk ka respektuar Zotin siç duhet, atëherë le të shkon aty ku e gjen vetën”, ka thënë deputetja Balje. /Gazeta10/