Gazeta10

“Duje” e Albina Kelmendit në mesin e këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision

“Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi është renditur në mesin e këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision.

Performanca e përfaqësueses shqiptare është e 10 në listën prej 20 performancave më të dëgjuara, të publikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest.

Albina dhe Familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, teksa duket se tashmë “Duje” ka zënë vend edhe në zemrat e publikut ndërkombëtar.

Pjesë e kësaj liste të Eurovision është edhe një tjetër këngëtar shqiptar, i cili në fakt është rënditur i dyti si performancë më e dëgjuar.

Bëhet fjal për Luiz Ejllin me këngën e tij “Zjarr e Ftohtë” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006.

Luiz Ejlli është bërë kryefjalë e mediave kohët e fundit, kjo për shkak të protagonizmit të tij në reality show e njohur, BBVA.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca e Albinës do të jetë e 9-ta në radhë.

“Eurovision 2023” do të zhvillohet këtë vit në datat 09, 11 dhe 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut