Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Duka: Duam të shkojmë përtej fazës së grupeve në EURO 2024

Gazeta10
23 November 2023 - 13:04

Kombëtarja Shqiptare para pak ditësh siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” patën një kampanjë fantastike kualifikuese ku ishin lider të grupit E të kualifikimeve, aty ku bënin pjesë edhe Çekia, Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se synimet në Europian janë të kalohet faza e grupeve.

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe pse nuk kanë arritur rezultate të mira kohët e fundit.”

Tutje, Duka foli edhe për përzgjedhësin Sylvinho, ku e lavdëroi atë për punën që e ka bërë gjatë periudhës se është në krye të Shqipërisë.

“Ai ka bërë një punë shumë të mirë, ka arritur një objektiv të madh dhe kishte shumë arsye për të festuar. Por ama ju them sinqerisht se asgjë nuk vjen rastësisht. Duhet sakrificë dhe punë e programuar, sepse ndryshe asgjë nuk arrihet. Natyrisht, trajneri ishte regjisori, por më duhet të flas mirë edhe për Dorivën që ka luajtur në Itali. Ai është një ekspert që na ka ndihmuar shumë. Ai së bashku me Zabaletën ndërtuan një grup shumë kompakt. Mua brazilianët nuk më kanë pëlqyer shumë si trajnerë dhe kur ma propozuan nuk isha shumë i bindur. Por ama kur e takova dhe pasi folëm për projektin, atëherë më bindi.”

Armad Duka muaj më parë u zgjodh edhe zëvendëspresident i shtëpisë më të madhe të futbollit Europian, UEFA-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.