Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Durim Berisha: Kur rënia e Vuçiqit nga pushteti dukej e pashmangshme, Kurti shkaktoi trazira në veri dhe ia zgjati jetën politike

Gazeta10
14 April 2024 - 15:51

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha ka thënë se në ditën kur në Serbi u organizua protesta më e madhe kundër Vuçiqit dhe rënia e tij dukej e pashmangshme, kreu i qeverisë së Kosovës shkaktoi trazirat në veri dhe i zgjati jetën politike presidentit serb.

Këtë ai e ka thënë duke marrë shembull rënien e kryeministrit izraelit, sipas tij, dhe Irani luajti po rolin e njëjtë si Albin Kurti, duke i dhënë “infuzionin që i nevojitej” Benjamin Netanyahut.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Permes tre shembujve ilustrohet se feja dhe kombi jane mekanizem i abuzimit per te marre ose mbajtur pushtetin politik.

Arabia Saudite paguan miliarda ShBA-ve ne kembim te mbrojtjes ushtarake – por teologet nga ai shtet dhe ideologjia e atij pushteti jane burim i propagandes anti-amerikane dhe ideve konspirative se qysh “amerika e kontrolluar nga jahudite” jane shkak qe muslimanet jane ne pus pa fund.

Diten qe ne Serbi u organizua protesta me e madhe anti-Vuqiq dhe renia e tij nga pushteti dukej e pashmangshme, Albin Kurti shkaktoi trazirat ne Veri per kinse shtrirje te sovranitetit permes instalimit te kryetareve te zgjedhur me 200 vota – dhe i zgjati jeten politike Vuqiqit.

Kur renia e Natanyahut nga pushteti dukej opsioni me real – Irani e luajti rolin e ngjashem me Albinin duke i dhene infuzionin qe i nevojitej.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.