Gazeta10

Durmishi deklarohet pas intervistimit në Prokurorinë Speciale

Zv/ ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar para gazetarëve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve. /Gazeta10

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas