Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Durmishi: Të gjitha rrugët në territorin e Kosovës janë të kalueshme

Gazeta10
25 Nëntor 2023 - 19:59

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se në gjithë territorin e Kosovës janë duke punuar kompanitë e mirëmbajtjes.

Durmishi tha se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Ne vazhdimisht jemi në teren. Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar. Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë. Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.