Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy qytetarë arrestohen në Ferizaj, sulmuan një person për parking

Gazeta10
05 August 2024 - 10:13

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi të njëjtit sulmuan një tjetër pas një mosmarrëveshje për parking.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, të dielen në ora 23:30.

Xh.H, 75 vjeç dhe Sh.H, 48 vjeç i kishin shkaktuar viktimës lëndime trupore dhe ia kishin dëmtuar gomat e veturës.

Si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

“Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, thuhet në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.