
Dy të vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një atentati që ndodhi në një lokali në lagjen Nea Zmirni në Athinë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, viktimat janë shtetas shqiptarë, ndërsa vajza e plagosur është shtetase greke. Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar hyri në lokal dhe qëlloi mbi tre personat që ndodheshin brenda, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre. Shtetasi tjetër ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq./tch/Gazeta10