Sport

Dy skitarët Klara Sefaj dhe Andi Pupovci përfaqësojnë Kosovën në ‘Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj’

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 14:17

Ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, që do të mbahet prej 9 deri më 16 shkurt 2025  në Gjeorgji.

Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga skitarët e skijimit alpin: Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Bashkë me skitarët do të udhëtojnë edhe trajnerët, Ernest Sefaj dhe Naser Dedija, si dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

 

Ekipit i kanë uruar suksese sot edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, njëherit kryetar i Federatës Skitare të Kosovës.

Për ekipin e Kosovës kjo është hera e katërt që përfaqësohet në EYOF-in dimëror, në të cilin marrin pjesë sportistët më të mirë të Evropës të moshës 14-18 vjeç.

Duke marrë parasysh punën e palodhshme që bëhet me gjeneratat e reja në skijim, na bën të besojmë se suksesi do të jetë i garantuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.