Gazeta10

Dy spanjollë për Manchester United, Ten Hag i vendos në krye të listës

Manchester United ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, duke përgatitur edhe listën e futbollistëve që do të synojë të afrojë gjatë merkatos së verës. Media britanike raporton se Ten Hag ka hedhur sytë nga futbollistët spanjollë, duke u kërkuar drejtuesve që të sjellin dy prej tyre në “Old Trafford”.

I pari është Dani Olmo, fantazist i Leipzig, i cili po bën mjaft mirë në klubin e Bundesligës. Olmo ndiqet edhe nga klube të tjera të Premier Leagues, teksa për të marrë kartonin e tij, “djajtë e kuq” do të duhet të paguajnë 60 milionë euro, aq sa është e parashikuar në klauzolën e kontratës së tij me Leipzig.

Një tjetër futbollist spanjoll që ndiqet nga anglezët është edhe sulmuesi Joselu. 34-vjeçari në pronësi të Espanyolit, është aktualisht pjesë e Realit të Madridit, por nuk preferohet shumë nga Carlo Ancelotti, që i jep minutat me pikatore. Plani i “djajve të kuq” është të marrin Joselu në “Old Trafford” për një çmim jo më shumë se 5-6 milionë euro dhe ta përdorin si zëvendësues të danezit Rasmus Hojlund, i cili nuk mund të mbajë i vetëm peshën e një sezoni impenjativ.

Joselu numëron edhe dy eksperienca në Premier League gjatë karrierës së tij, pasi ka veshur fanellat e klubeve si Stoke City dhe Newcastle, ndaj shihet si emri i duhur për të qëndruar pas shpinës së Hojlund te Manchester United.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë