Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy vite- 22 mijë biznese të mbyllura, mbi 50 mijë punëtorë mbetën pa punë

Gazeta10
11 January 2023 - 19:38

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Aleanca Kosovare e Bizneseve të mërkurën ka publikuar studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022 për çka ka thënë se nga viti 2020 deri në vitin 2022, mbi 20 mijë biznese janë mbyllur. Ndërsa, gjatë kësaj kohe thuhet se rreth 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë.

22 mijë bizneseve iu vu dryni për dy vite në Kosovë.

Ndërsa, rreth 50 mijë punëtorë gjatë kësaj kohe mbetën pa punë.

Kështu u bë e ditur në publikimin e studimit hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022 nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se në shuarjen e një numri të madh të bizneseve fillimisht ndikoi pandemia COVID-19, e pastaj kriza ekonomike e cila erdhi si rrjedhojë e luftës në Ukrainë.

Avokati Arianit Koci ka thënë se rreth 20 mijë familje kanë mbetur pa punë si pasojë e mbylljes së shumë bizneseve.

Njohësi i ekonomisë, Musa Limani ka thënë se bizneset nuk kanë mundur t’iu mbijetojnë rritjes së çmimeve për pothuajse secilin produkt.

Ndërkaq, ai ka shprehur shqetësimin se me mbylljen e bizneseve në vend është ulur dukshëm bruto produkti vendor, duke bërë kështu që vendi edhe me shumë të varët nga importi, sidomos nga ai me Serbinë.

Përkundër numrit të madh të bizneseve të shuara gjatë dy viteve të fundit, në vitin e kaluar mbi 11 mijë biznese të reja filluan punën në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.