Gazeta10

Dybala lëndohet me Romën, vihet në dyshim pjesëmarrja e tij në Botëror

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Paulo Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër, me “La Joya” që dyshohet se ka pësuar një dëmtim të muskulit.

Dybala pësoi lëndimin të dielën mbrëma, ndërsa ktheu një penallti që përfundimisht i dha Romës të tre pikët kundër Lecce.

Sipas “Gazzettas”, Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër në mëngjes kur do ta mësojë edhe kohën e rikuperimit.

“Giallorossët” dhe Argjentina janë të shqetësuar për dëmtimin e sulmuesit të tyre edhe pse këtë mëngjes, të dyja palët janë pak më optimiste.

Dybala mund të kishte pësuar një dëmtim në kuadricepsin e majtë.

Nëse është një dëmtim i shkallës së parë, Dybala do të qëndrojë jashtë fushës për disa javë, por nëse është i shkallës së dytë, “La Joya” mund të mungojë më shumë se një muaj dhe përfshirja e tij në Kupën e Botës do të vihej në dyshim.

Argjentinasi do ta dijë kohën e saktë të rikuperimit pas egzaminimeve të nesërme në Romë.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat