
Sipas raportit 24 orësh policor, Drejtoria Rajonale në Prishtinë rreth orës 17:00, ka arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi një ankuese femër kosovare i ka raportuar për dhunim 5 persona, raporton Gazeta10.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit viktima është dërguar në strehimore dhe dy persona deri më tani janë arrestuar.
“Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar”, thuhet ndër të tjera në raport.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetim.
Njoftim i plotë:
“Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”/Gazeta10.