Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E ardhmja e Felix e dyshimtë, sulmuesi portugez në verë mund të rikthehet te Atletico

Gazeta10
10 January 2024 - 17:59

Sulmuesi portugez, Joao Felix në verë mund të rikthehet te Atletico Madridi.

Felix është aktualisht i huazuar te Barcelona por ekipi katalan nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë kartonin e plotë të lojtarit.

Portugezi nuk ka bindur me paraqitjet e tij te katalunasit dhe stafi teknik i Barcelonës raportohet se janë në dyshim për transferimin e plotë të lojtarit.

Një tjetër shqetësim për Barcelonën është edhe shuma e madhe e transferimit të lojtarit.

24-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 22 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2029 dhe klubi madrilien kërkon të paktën 80 milionë euro për largimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Barcelona në verë do t’i kërkojë Atleticos huazimin edhe për një vit tjetër të lojtarit portugez me mundësi të blerjes në vitin 2025.

Përveç Felixit, Barcelona ka në huazim edhe portugezin tjetër, Joao Cancelon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.