Zyrtarizimi i kualicionit për “Lista për Familjën”, me dy parti tjera, pjesmarrës të së cilës janë edhe dy ish deputët e Lëvizjes Vetvendosje ngjalli reagime të shumta, raporton Gazeta10.
Kjo, për shkak të ideologjisë që u tha se do përcjellet nga kjo listë.
Gazetarja, Behare Bajraktari e ftuar në emisionin Raport zhvilloi një debat të ashpër me Avdullah Klinakun, anëtar të Listës për Familje.
“Shumica e ministrive për familje janë të udhëhequra nga gratë, e bëjmë edhe ne. E bëjmë një ministri për familje, që ka me qenë ministreshë gruaja, le ti zhvilllon politikat për çështjen e familjes”, deklaroi Klinaku.
“Domethënë këta e dinë se edhe kë do e zgjedhin ministreshë, është absurde. Po besoj që me këtë sju votojnë. Pse mos me e vendos një njëri me bazë të mirë të skollimit me ka njohuri për atë pozitë”, tha gjatë reagimit Bajraktari.
“Më vjen keq që ti je duke menduar që gruaja nuk i ka qato cilësi”, tha mes tjerash Bajraktari.
“Mos ma keqinterpreto fjalinë. Mas pari mos fol hiç në emër të grave”, shtoi Bajraktari duke i reaguar kundër asaj që Klinaku e thoshte. /Gazeta10