
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për mos mbështetjen e rezolutës për policinë e Kosovës, deputetet e AAK-së kan kanë shpërndarë letra me mbishkrime “E harruat Policinë”, në tavolinat e ministrave dhe deputetëve të VV-së, raporton Gazeta10.
Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca i cili nuk ka kursyer batutat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së.
Kjo seancë u bojkotua nga deputetët e LVV-së.