Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“E kishi problem kur vidhnin ushtarët e UÇK-së”, Molliqaj-Hajdarit: Berisha ka vjedhur miliona

Gazeta10
31 October 2024 - 21:42

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, është përplasur me komentatoren politike, Fatime Hajdarin lidhur korrupsionin e Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj ka theksuar se një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka dërguar vetes 100 mijë euro në bankë, ndërsa ka theksuar se e njeh që nga koha kur ka qenë në VV, por që është kundërshtuar nga komentatorja Hajdari.

“Ju e keni pa që zyrtari i tyne që dul në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor i cili i kish çu 100 mijë euro në bankë, i cili katër banesa i kish ble për një vjet, le të na kallëzon se nashta ia kanë çu vllaznit”, ka thënë Molliqaj.

“Zyrtari i tyre është zyrtar shtetëror i cili është punësuar në vitin 2016 nëse nuk gaboj”, ka thënë Hajdari.

“Unë e njoh, s’ki nevojë me më fol. Jam kanë në VV dhe e njoh mirë ata. Ai është zyrtar i VV-së dhe iu ka dhanë pozita e drejtorit”, e ka ndërprerë Molliqaj.

“Ti qe je më shumë Vetëvendosje nuk ta marr dot”, ka thënë Hajdari.

“E çuditshme me mbrojt një njeri që as VV nuk po e mbron”, ka thënë Molliqaj.

Megjithatë, përplasjet nuk munguan as për dyshimet për korrupsion për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Këtu e kishi pasë problem ju kur kanë vjedhur komandantat, ushtarët e UÇK-së dhe njerëzit e pashkollum se kur po vjedh ky ambasadori atje miliona…”, ka thënë Molliqaj.

Nga ana tjetër, Hajdari ka këmbëngulur se për ambasadorin Berisha nuk ka aktakuzë dhe se nuk mund të ketë akuza të tilla duke u bazuar në një lajm. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.