
Pas takimit me kryeministrin Kurti, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një konferencë për media ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.
Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vucicin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje
Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.